Ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo i ka thënë presidentit Florentino Perez se ai kurrë nuk ka kërcënuar klubin me largim muajin e kaluar. Teksa u zemërua së tepërmi nga taksat e larta të vendosura nga autoritetet spanjolle, El Confidential thotë se Ronaldo ka siguruar Perez se ai kurrë nuk i tha shokëve të largohet nga Real.
“Kam komentuar gjatë një darke me shokët e ekipit se isha i zemëruar, pasi u ndjeva i keqtrajtuar, persekutuar dhe i trajtuar si një kriminel kur unë gjithmonë kam qenë i rregullt me pagesat e taksave të mia si në Spanjë, ashtu edhe në Angli. Kjo ishte e gjitha.”