Spanjë, 6 gusht 2014 – Mediat spanjolle kanë zbuluar se futbollisti portugez Kristiano Ronaldo paguan rreth 100 mijë euro siguracione në vit për makinat e tij.

Me një garazh ku përfshihen vetura si “Lamborghini Aventador”, “Bugatti Veyron”, “Rolls Royce Drophead Coupé”, “McLaren MP4-12C Spider”, “Aston Martin DB9” apo “Bentley Continental GTC Speed”, Ronaldo është detyruar të sigurojë me vlerat maksimale automjetet që përdor.

Ndërkohë, kompanitë e sigurimeve e kanë cilësuar atë si një shofer “me rrezikshmëri të lartë”, duke marrë shkas nga incidenti që ka pësuar në vitin 2009 në Mançester.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/