Polemika në Arabinë Saudite për shkak të një veprimi të pahijshëm të Cristiano Ronaldos në ndeshjen Al Shabab – Al Nassr 2-3. “Ylli” portugez nuk u përmbajt ndaj tifozëve vendës së thërrisnin në kor “Messi, Messi!”, CR7, i cili shënoi një nga golat e skuadrës së tij, iu drejtua tifozëve në tribuna me një gjest “imoral”, siç citojnë burime nga Arabia Saudite. Dhe tani është duke u hetuar nga organet kompetente. Në fakt, kështu e analizon media saudite “Asharq Al-Awsat”, duke cituar burime nga Federata:

“Komiteti Disiplinor ka nisur një hetim për “gjestin imoral” të bërë nga “ylli” i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, para tifozëve të Al-Shabab, gjë që shkaktoi pakënaqësi te shumë spektatorë. Komisioni Disiplinor do të studiojë menjëherë situatën e kapur nga kamerat në përfundim të ndeshjes dhe vendimi do të merret në dy ditët në vijim”. Portugezi, i cili ka shënuar 22 gola këtë sezon në ligën saudite (golashënuesi më i mirë në kampionat, me tre më shumë se Mitrovic, nga Al Hilal), është ngacmuar vazhdimit në këtë sezon me kore të këtij lloji (“Messi, Messi”).