21 shtator 2015 – Në media vazhdohet të flitet për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, edhe pse kontrata e tij me Realin e Madridit skadon në vitin 2018. Vetëm përpara pak javësh, u ngritën zërat për një ofertë të PSG-së prej 150 milionë eurosh për portugezin, por klubi francez mohoi gjithçka.

Këtë radhë është vetë sulmuesi 30-vjeçar i cili e vendos veten në qendër të lajmeve të merkatos, duke deklaruar se do t'i pëlqente të transferohej në SHBA.

“SHBA është një vend i mrekullueshëm. Këtu ekzistojnë kushtet për të luajtur, në futboll të gjithë po bëjnë më të mirën e mundshme, por gjërat mund të përmirësohen akoma më shumë. Nëse unë do të kem mundësi, atëherë jam gati të jap kontributin tim në këtë pikë. Shpresoj që një ditë të vij dhe të luaj këtu”, tha Ronaldo në një intervistë për “World Football Challenge”.

/portali DurresLajm/