Edhe Cristiano Ronaldo gabon. Vërtetë e pabesueshme. CR7, në fakt, veç numrave prej fenomeni, mban edhe një rekord negative. Është futbollisti që ka gabuar më shumë penallti në historinë e La Liga, me fanellën e Real Madrid. Vërtetë, nevojitet të kesh edhe kurajon që t’i ekzekutosh. Realisht askush nuk vë në dyshim kurajon e portugezit, por edhe ky i fundit hipnotizohet ndonjëherë. Për ta besuar, pyesni Diego Alves: njëri që me pritjen e të shtunës arriti të vërë në anestezi Cristianon për plot 3 herë nga 4 në karrierë. Le të bëjmë llogaritë. Cristiano Ronaldo me Real Madrid ka ekzekutuar 85 penallti në total, prej të cilëve, 68 në La Liga.
Ndërkohë 12 është numri komplkesiv i të gjitha gabimeve të tij nga pika e bardhë, prej të cilave, pikërisht 10 në Primera Divisiòn: një rekord tërësisht negative, më i keqi në historinë e ekipit merengues. Kurrë askush si ai, vetëm Hugo Sànchez (nga 1985 në 1992 me Los Blanco) i afrohet më së shumti Cristiano Ronaldos, pasi gaboi 9 penallti. Penalltitë e realizuara nga Cristiano Ronaldo me fanellën e bardhë arrijnë në 73. Ndërkohë janë shtatë portierët në La Liga që do të meritonin një medalje për faktin që ja kanë dalë të hipnotizojnë portugezin, tre Diego Alves dhe një Iraizoz, Willy Caballero, Wiland, Stoyanov, Kameni dhe Pacheco. Për të ndalur Cristianon, kanë menduar gjithashtu edhe shtyllë dhe një goditje jashtë kuadratit. Ok, totalit? CR7 në të gjithë karrierën e tij ka ekzekutuar 122 penallti: 100 të shndërruar në gol, 22 të gabuar. Por, të shtunën numri 7 ka shkruar një tjetër rekord, kësaj here pozitiv. Të përdorësh kokën është gjithmonë zgjidhja më e mirë. Edhe kundër Valencias. Kros i Carvajal, goditje me kokë e Cristiano Ronaldos, dhe gol. Një rutinë. Koka e CR7 mendon shpejt, përpunon dhe godet. Tjetrën e bën kërcimi në qiellë, pezull dhe në shenjë. Plot 47 golat me kokë. Në total janë 55 gola në 10 sezonet e fundit në këtë mënyrë, askush në Europë nuk ka shënuar kaq shumë gola me kokë.
Vetëm Ismael Urzaiz, me 60 gola me kokë nga 1996 në 2007 me Athletic Bilbao, ka mundur të bëjë më mirë se Ronaldo. Të tjera kohë, një tjetër Liga. Por Cristiano nuk ndalet këtu, vijon të bëjë numra. Me golin ndaj Valencia, Ronaldo është bërë futbollisti më prolific i historisë së gjashtë kampionateve më të mëdha europiane. Totali? 367, duke parakaluar historikun Jimmy Greaves: sulmuesin anglez që gjatë viteve ’60 e ’70 veshi fanellat e Chelsea, Milan, Tottenham dhe West Ham, duke shënuar 366 gola. Cristiano arriti të shënojë këtë rekord edhe falë tre golave të shënuar në Portugali me skuadrën e Sporting Lisbona. Ndërkohë, sa për tu qartësuar, Messi, në La Liga është konkretisht në kuotën e 345 golave. Ronaldo vetëm në La Liga është ndalur në kuotën e 280, por është eksperienca në Premier League ajo që e ngjit në podiumin e golashënuesve, pa numëruar gabimet, sepse edhe CR7 gabon.