Polemika në Portugali për idhullin e futbollit, Cristiano Ronaldo. Stërvitja e personalizuar, që lojtari i Juventusit, në izolimin prej Koronavirusit, ka kryer ditët e fundit në stadiumin Madeira, në fakt ka ngjallur reagime negative edhe në Lisbonë.Pas shpërndarjes së fotove që tregonin se CR7 i ishte vënë në dispozicion impiani kryesor i qytetit, “Deportivo Nacional”, në Choupano, mbi të nisën kritikat.
Mirëpo Ronaldo ka gjetur shpejt një aleat të rëndësishëm. Ky është Pedro Ramos, këshilltari shëndetësor i rajonit të Madeiras në Portugali:“Ronaldo nuk ka nevojë për leje të posaçme për t’u trajnuar “, – tha Pedro Ramos, këshilltar shëndetësor për rajonin e Madeiras në konferencën për shtyp të përditësimit të të dhënave rreth Covid-19.
“Ai ka të drejtë të stërvitet për aq kohë sa respekton rregullat si të gjithë qytetarët: nuk ka asnjë privilegj për të”
.Në Madeira kufizimet nuk janë aq të forta sa në Spanjë apo Itali, dhe qytetarët mund të lënë shtëpitë e tyre për të bërë pazar e madje mund të stërviten jashtë për një periudhë të shkurtër kohe.Të enjten, në stadium me Cr7 ishte edhe djali i tij, një truprojë dhe dy trajnerë. Me ta ndodhej edhe Rui Alves, president i ekipit lokal, Madeira.





