Mediet në Itali e kanë parë si një “thumbim” kundër Juventusit komentin e Cristiano Ronaldos për Wojciech Szczęsnyn.
Në përfundim të ndeshjes mes Polonisë dhe Portugalisë, portieri polak u takua me Cristiano Ronaldon.
Portugezi e uroi portierin për firmën me Barcelonën duke “thumbuar” ish-skuadrën e tyre.“E pabesueshme, duhej që të tërhiqeshe për të shkuar në një klub të madh”, ka qenë batuta e thënë nga Ronaldo pasi takoi polakun.
Portugezi ka shigjetuar në mënyrë indirekte ish-skuadrën e tyre (Juventusin), ndërsa prej vitesh është edhe në një betejë ligjore pasi kërkon tre milionë euro të prapambetura nga pagat gjatë periudhës së pandemisë.