Cristiano Ronaldo në telashe. Gjithçka për shkak të një festimi apo më mirë shfryrjeje padyshim vulgare. Nëse në Europë diçka e tillë do të shkaktonte pakënaqësi, diçka e tillë është e papranueshme në Arabinë Saudite ku gjesti i Ronaldos është kthyer në çështje kombëtare. Kampioni portugez ka përfunduar në shënjestrën e Federatës Saudite të Futbollit, që ka hapur një çështje disiplinore për gjestin në fjalë, duke e konsideruar atë imoral.

Pas ndeshjes së fituar 3-2 ndaj Al Shabab, ku kishte shënuar golin e parë të takimit, Ronaldo po ngacmohej nga tifozët kundërshtarë që për ta irrituar ishin duke thërritur në kor emrin e rivalit të tij të madh Leo Messi. Diçka që nuk ka kaluar pa reagimin e Ronaldos me pamjet që flasin vetë, duke ju përgjigjur pa frena tifozëve në tribuna, diçka që ka krijuar jo pak indinjatë në opionin publik në Arabinë Saudite.