Shpesh herë është bërë protagonist në media për disa arsye: një gol i shkëlqyer, marrëdhënia me femrat, apo makinat e shtrenjta. Por Ronaldo ka dhe një anë tejrët të dobët. Sot në ditën e baballarëve, Cristiano ka postuar një foto në Instagram, ku shihet i ati në foto, Cristiano dhe i biri. Ndër të tjera në foto shihet ngjashmëria e tre brezave.

 “Gëzuar për të gjithë baballarët anë e mbanë botës”- ka shkruar futbollisti.

Ndërkohë që i ati humbi jetën nën moshë të re, duke e lënë mjaft të vogël Crisanion, ai u lidh shumë me nënën e tij, Dolores.

“Kur isha 7 vjeç i thashë babit se dua një shtëpi si të Michel Jackson. Ai më tha se ëndrrat mbeten ëndrra dhe se ato i kanë vetëm njerëzit e pasur. Por unë u rrita, ëndrra mu bë realitet por jam shumë i mërzitur që babi nuk është këtu ta shikojë realizimin e saj dhe arritjet  e mia deri tani. Gjithsesi e di që më shikon që atje lart.  Unë çdo gol që bëj ja dedikoj babit.”- ka thënë Cristiano në një intervistë.