Cristiano Ronaldo ka zbuluar përse u nda nga ish e dashura e tij Irina Shayk.
“Njëherë më tha: ‘Kudo që shkon, a e merr gjithmonë me vete? Duhet të zgjedhësh midis nënës dhe meje’. Ma tha këtë me bindje dhe me zemërim. Në atë moment vendosa ta lija përgjithmonë. Nuk mund ta braktisja kurrë, në asnjë rrethanë, nënën time për asnjë grua, qoftë në këtë botë apo jashtë saj. Dhe nuk pendohem për këtë”, tha Ronaldo.
Gjithashtu ai dha edhe një mesazh të fortë për djemtë: “Nëse një grua nuk e pranon nënën tënde, atëherë je me personin e gabuar. A e dini kush ishte aty kur isha fëmijë dhe nuk kisha asgjë? A e dini çfarë duhej të bënte nëna ime për të sjellë ushqim në shtëpi? Lante rroba, pastronte banjo, kopshte dhe shtëpi, vetëm për të më blerë fletore dhe këpucë futbolli.
Sot dua të luftoj për të deri në sekondën e fundit të jetës sime. Ajo do të jetë gjithmonë me mua, kudo që të shkoj.
Nëna është gjithmonë nënë”, tha CR7.