Edhe pse ka tre vite që është ndarë nga jeta, Ronela e ka gjithnjë të vështirë ta pranojë një gjë të tillë. Në çdo rast këngëtarja e shfaq hapur dhimbjen që ndjenë, duke na bërë të kuptojmë lidhjen e fortë që ka pasur me të atin. Shpeshherë, ajo ka deklaruar se e ka pasur të vështirë të vazhdojë pa të.
“Janë bërë 3 vjet pa ty babush dhe nuk ka asnjë sekondë që më ikën bosh pa menduar për ty… Sa gjëra kanë ndodhur këtë kohë, sa gëzime, mërzitje…e unë të kam pasur vetëm ty inspirim për të kaluar gjithçka! Më ke dhënë këshilla në një botë ku lajkat mi kanë bërë njerëzit që kanë dashur të më groposin… Në çdo hap të mendoj ty që më thoje gjithmonë të jem burrneshë! Më mungon babush…. e di që e di”, shkruan Ronela në Facebook.





