Ronela Hajati, e ftuar në “Më lër të flas”, rrëfeu për herë të parë, përjetimet nga kritikat e marra për përfaqësimin në “Eurovision”. Ronela, që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, u shpreh e lënduar për “lumin e vërejteve”.

“Nuk kam folur asnjëherë për Eurovisionin, sepse e kam mbajtur për vete. Kur kam qenë, kam parë një lum kritikash, vërejtjesh. E kam kënduar atë këngë kudo në Evropë, ndërsa këtu shumë njerëz më kthyen shpinën. Të gjithë e dinë si jam unë në skenë. Çdo gjë që do të bëja ishte e mirëmenduar. Por, ai nuk është një festival i këngëve kombëtare, nuk është një vend ku duhet të këndosh një këngë që të përfaqësojë traditat apo kulturën e shtetit tënd. Është një festival ekstramodern, jashtë çdo pritshmërie. Mbase tingëllon egoiste, por unë atje kam menduar të bëj show për emrin tim.

Marrëdhëniet që kam pasur atë vit me stafin e RTSH-se, kanë qenë shumë të serta. Unë doja një skenë gjigante, por si buxhet, nuk m’u dha kurrë. Unë u detyrova që edhe klipin përfaqësues, ta paguaja vetë. Të shikoje shtetet e tjera në çfarë hotelesh rrinin, ne qëndruam në një motel në periferi, sa që fansat nuk dinin ku të na gjenin. Nuk mora kurrë një mesazh nga drejtori, as një ‘suksese’. Nuk kam pasur asnjë lloj mbështetje. Është turp, jo për të ardhur keq. Ne duhet të rrinim edhe katër ditë derisa të mbaronte Festivali, ata ikën dhe unë ndjenja vetëm.

Më lanë në mes të katër rrugëve, unë pagova hotelet e gjithçka vetë”, rrëfeu Ronela me lot në sy.