Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila ka disa kohë që është përfolur për një lidhje të mundshme me Young Zerkën. Por pavarësisht këtyre fjalëve, asnjëri prej këngëtarëve ende nuk ka pohuar asgjë për lidhjen e tyre.
Ndërkohë para pak javësh, reperi tetovar S4MM, i ftuar në emisionin “SEVENBIZZ”, gjatë intervistës ka folur hapur për këngëtaren shqiptare që e ka fiksim.
“Kam pas fiksim Ronela Hajatin dhe e kam parë në “Instagram”. Akoma hy e shikoj, por nuk e kam parë asnjëherë live. Më pëlqen si femër”, është shprehur ai.
Pas kësaj deklarate të bërë në “SEVENBIZZ”, reperi ka postuar në Instagram një foto topless të këngëtares, ku shkruan "Ufffff", e shoqëruar me disa emoji në formë zemrash e lulesh.
Fotoja ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku vihet re që edhe reperi i njohur Noizy i cili me shaka shkruan: “Varrosi do të shkatërrojë”.





