Ronela Hajati ka humbur njeriun e shtrenjtë.

Artistja shqiptare ka publikuar lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të gjyshes së saj.

Ronela njoftoi miqtë përmes një “story” në llogarinë e saj të “Instagram”, ku ka cituar edhe dedikimin emocionues për të ndjerën.

Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi… s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës!”- ka shkruar ajo.

Ronela Hajati do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” të 2022.