Publikohet videoklipi i shumëpërfolur i Ronela Hajatit, xhirimet e të cilit përhapën panik disa javë më parë.

“A do si kjo” quhet kënga e re e Ronelës, në videoklipin e së cilës shfaqen figurantë të veshur me të zeza, të ngjashëm me militantët e ISIS-it, të cilët kanë ngjallur jo pak frikë te qytetarët gjatë xhirimeve.

Ndaj këngëtares nisi procedimi penal në gjendje të lirë, por duket se ia ka vlejtur, pasi pa kaluar as 24 orë që është publikuar, kënga ka marrë me mijëra klikime.