Këngëtarja, Ronela Hajati e cila po punon me albumin e saj “Rron”, tregoi teksa ishte e ftuar në “Pardon my french” se nuk është dakord me këtë “mbingarkesë” që po i bëhet tregut muzikor.

Ronela thotë se ka këngë të “dobta” që marrin miliona klikime dhe sipas saj të jesh artist duhet të kesh një kulturë dhe formin artistik.

Ajo shprehet se njerëzit që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të zhdukin gjithë punën që bën, për nuk meritojnë të dalin para kamerave.

Njeriu e bën punën që të marri vlerësimin, përveç anës materiale duhet dhe ‘feedback-u’ i njerëzve. Ka këngë ‘të dobëta’ që marrin shumë klikime dhe janë ca njerëz që nuk meritojnë të ndizet kamera para tyre. Të jesh artist duhet të kesh një kulturë dhe formim artistik.

Sado që unë bëj këngë eksplicite apo balada, varet nga rryma, këtë mund ta bësh vetëm pasi njerëzit janë mësuar se çfarë ti mund të bësh. Njerëz që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të zhdukin gjithë punën tënde, për mendimin tim nuk meritojnë t’ju ndizet llamba e kuqe. Në vendet e tjera nuk ndodh, por te ne nuk ka barriera artistike.”- shprehet Ronela.

Në lidhje me jetën personale, Ronela nënkuptoi se është single duke thënë: “Kjo verë më gjeti më mirë se verën e kaluar”.