Ronela Hajati, këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision e ka të sigurtë që nuk do të dalë si fituese që aty dhe madje as nuk e mendon një gjë të tillë.
Në një postim në “Instastory”, Hajati shkruan se pavarësisht kësaj, i vjen të qajë kur sheh se shqiptarët nuk e mbështesin.
Ajo shton se vetë po këndon një këngë që nuk flet as për shampanja, as për drogë dhe se për vajza që shëtisin për Ferrari, por sërish nuk ka pasur mbështetje nga vendi i saj.
“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin!
Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada! Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj.
Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari.
Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin,” shkruan ajo në postim.