Këngëtarja Ronela Hajati, e ftuar në emisionin "N’drrimi i Natës", ka zbuluar disa detaje më shumë për karrierën e saj dhe këngët që pritet t'i publikojë së shpejti.
Këngëtarja së bashku me moderatorin Alaudin Hamiti, u bë pjesë e lojës “Haje ose Thuaje” ku i është përgjigjur shumë pyetjeve pikante. Moderatori i ka kërkuar këngëtares që të thotë publikisht emrin e të dashurit të saj të parë dhe ajo nuk ka ngurruar aspak për të dhënë përgjigjen.
“Puthjen e parë e kam dhënë afër maturës. Ishte nga ato lidhjet që shikohesh nga larg, ndërsa emrin e kishte Bledi. Por nuk e di se ku jeton më”, ka thënë Ronela Hajati.
Teksa moderatori e pyeti në lidhje me Zerkën, ajo nuk ka dashur të flasë për këtë temë.





