Ish-sulmuesi i West Ham, Carlton Cole, ka qenë në qendër të një episodi të pazakontë, i mashtruar nga shokët e skuadrës Wayne Rooney, Jermain Defoe dhe Shaun Wright-Phillips. 

Gjatë një seancë stërvitore me Tre luanët, Rooney, i kishte hedhur në pije një pilulë Viagre me pretendimin se ishte vitaminë dhe përfundimi ishte qesharak.

Cole ishte stërvitur duke ecur me “tri këmbë” e sërish ishte më i shpejti në fushë.

Në podkastin “Footballer’s Guide to Football”, Defoe, kujtoi: “Carlton (Cole) ishte gjithmonë i buzëqeshur, i lumtur dhe kështu që ne menduam mund të bënim shaka me të. Ai e piu viagrën që ia hodhi Rooney sepse po mendonte: “O, po, vitamina, të mira për trupin tim! Kur i treguam të vërtetën, veç ta shihje fytyrën e tij”.

Vetë Cole, për këtë episod, reagoi në këtë mënyrë: “E kisha fshirë nga kujtesa ime, po ktheni kujtime të këqija”, tha 40-vjeçari, që ka luajtur shtatë ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë kur drejtohej nga Capello.