Buzëqeshja e Nico Rosberg që hedh firmën e tij dhe më pas përkrah saj edhe firma e e Toto Wolf. Një video e shkurtër prej 16 sekondash e postuar në profilin e tij në Twitter bashkë me lajmin që pritej prej kohësh. Piloti gjerman ka rinovuar kontratën që e lidh me Mercedes. Vërtet interesante mënyra e zyrtarizimit, nëpërmjet rrjeteve sociale. Në video Nico Rosberg dhe Wolf firmosin buzëqeshin dhe përqafohen pa thënë asgjë. Mercedesi më pas specifikoi se kontrata është 2-vjeçare, çka do të thotë se Rosberg do të garojë me “Shigjetat e Argjendta” edhe në Botërorët 2017 dhe 2018. Kryesuesi aktual i klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve në Formula 1, është që prej vitit 2010 te Mercedes, skuadër me të cilën ka fituar 19 çmime të mëdha dhe ka arritur 25 pole position, tani mund të përqëndrohet me më shumë qetësi në sfidën që e shikon të impenjuar kundër shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton, me britanikun shpërthyes që është treguar i aftë që në 5 garat e fundit të rikuperojë gjithë disavantazhin që kishte në klasifikim, ku tani të dy i ndan vetëm një pikë.