Përmbytjet masive të 24 qershorit kanë “gjunjëzuar” qytetin e Pejës në Kosovë.
Qindra-mijëra banesa dhe biznese janë mbuluar me ujë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, si janë
shkatërruar një sërë automjetesh, duke shkaktuar pasoja të rënda ekonomike për qytetarët
pejanë.
Por përpos dëmeve në ekonomi, kanë humbur jetën tragjikisht një fëmijë 5 vjeçar dhe
nëna e tij si pasojë e përmbytjeve.
Për t’iu gjendur pranë qytetarëve të Pejës në këto ditë të vështira, klubet rotariane në Kosovë
dhe Shqipëri janë aktivizuar duke bërë donacione vullnetare në vlera të konsiderueshme
monetare.
Themelimi i Distriktit Rotarian Shqipëri-Kosovë (2485), ka bërë që mobilizimi i klubeve të jetë
edhe më i lartë dhe rotarianët nga Shqipëria t’u gjenden më pranë shqiptarëve të Pejës në këtë
periudhë të zymtë.
Deri më tani është arritur një kontribut i rëndësishëm monetar, ndërkohë që vijojnë donacionet
nga anëtarët.
Ditën e premte, Guvernatori i parë i sapozgjedhur i Distriktit Shqipëri-Kosovë, Butrint Batalli,
vizitoi Pejën, se bashku me rotarianët Granit Thaqin, Kryetarin e rradhës të KKRK-së, Skënder
Boshtrakaj, njëkohësisht President aktual i RC Prishtina Newborn dhe Agon Dula, Past President
i RC Gjakova-Cabrati, të cilët panë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimi i ujit, ku të prekur
kanë qenë edhe rotarianë.
Batalli u shpreh se ka kërkuar që RC Peja të bëjë një vlerësim të nevojave të komunitetit të
vërshuar, të cilit do t’i vihet në ndihmë me mjetet e mbledhura nga klubet dhe rotarianët
vullnetmirë.
“Presim një listë me së paku 10 familje me kushte të vështira dhe sipas kerkësës së RC Peja të
cilën e pranojmë, ndihma do t’iu bëhet permës transferit të mjeteve monetare tek familjet në
nevojë. Urojmë që fatkeqësi të tilla të mos na përsëriten dhe falenderojmë të gjithë
kontribuesit.
Të gjithë ato klube që kanë dëshirë dhe mundësi të kontribuojnë për Pejën tonë, janë të ftuara
të vazhdojnë edhe gjatë fillim javës që vjen”, është shprehur Batalli.
Shërbimi ndaj komunitetit është qëllimi kryesor i Rotary International dhe të dyja vendet
numërojnë mbi 1100 anëtarë të dedikuar për të dhënë më të mirën në këtë drejtim.