Klubi Rotarian i Durrësit vazhdon me nismat humanitare në ndihmë të personave në nevojë.
Këtë të shtunë, Rotary Club Durrës ishte prezent në Bashkinë Shijak pranë 50 familjeve në nevojë, duke i ndihmuar me pako ushqimesh dhe detergjentë higjieno-sanitare.
Kontributi i sotëm është pjesë e projektit të Rotary International për mbështetjen e 500 familjeve brenda perimetrit të prekur nga katastrofat natyrore me pako ushqimore dhe higjeno-sanitare.
Në fotot e publikuara në faqen zyrtare të Rotary Club Durrës, ka dhe një falënderim për bashkëpunim për Rotary Club Elbasan.