Rovena Stefa, e cila me këngën “Malli” u radhit ndër këngëtaret me më shumë klikime në YouTube, pasi arriti të mbledhë rreth 18 milionë të tilla, ka vendosur që të sjellë vazhdimin e këngës, duke e titulluar “Malli 2”.

Meqë kjo këngë i solli një sukses mjaft të madh, këngëtarja ka vendosur që ta bëjë edhe një projekt tjetër, i cili do të pasojë këngën e parë.

Versioni i ri i këngës “Malli” thuhet se të jetë vazhdimësi e këngës së parë dhe pritet të kthehet shumë shpejt në hit.

Kënga “Malli 2” mendohet se do të hidhet në tregun muzikor pas Vitit të Ri.