Rovena Stefa ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar "Mikja ime". Teksti bazohet në një ngjarje të vërtetë, ku "mikja" është vajza me të cilin po merret me një djalë tradhtar.

Nuk dihet nëse historia lidhet me jetën e Rovenës, por tematika është tradhtia që vjen nga ana e një mashkulli dhe një vajze të dashuruar e të zhgënjyer nga dashuria.

Aty, këngëtarja e konsideron veten si ish-in e mashkullit që mundohet të paralajmërojë vajzën tjetër për lëndimin që do i vijë nga kjo lidhje dashurie që ka nisur.