Tiranë, 22 qershor 2014 – E ka veshur një fustan të tillë shumë vite më parë kur këndoi hitin “Dasma”, por vetëm në klip, e këtë herë ajo është veshur sërish me të bardha.  Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa, sapo ka publikuar disa foto me fustanin e nusërisë. Por fotot nuk kanë lidhje me dasmën e saj, por me faktin se këngatërja e njohur ka realizuar disa foto, të cilat do të jenë pjesë e cover-it të albumit të saj “live” me këngë dasmash.

Madje për të zgjedhur foton që do të përdorej si cover, Rovena ka ftuar fansat në profilin e saj në Facebook për të votuar atë që u pëlqen më shumë. Fansat kanë zgjedhur dhe Rovena ua ka plotësuar dëshirën.

Albumi i saj do të dalë në treg në fillim të muajit korrik dhe mban titullin “Boll me lojna”, ku do të jetë një këngë e re dhe dhjetë këngë popullore të njohura.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/