Emerson Royal, pasi nënshkroi kontratën dhe u prezantua nga Milani, dha impresionet e para për kalimin në Milano. 

“Kam folur shumë me klubin e Milan-it dhe përfaqësuesit e tij. Ishte gjithmonë e qartë se Milan-i ishte opsioni më i mirë për mua, e kam në gjak. Edhe pse jam shumë i ri, kam qenë lider në të gjitha skuadrat ku kam luajtur, është në karakterin tim. Do të doja të falënderoja Zlatan-in dhe Milan-in për këtë mundësi dhe për përpjekjen për të më sjellë, dua të bëj më të mirën këtu”, deklaroi Royal.

Brazilianët që kanë luajtur për “Djallin” – “Milan ka pasur emra si Thiago Silva, Cafu, Kaka, Serginho etj.. Besoj se të gjithë brazilianët që kanë kaluar këtu kanë shkruar një histori të mirë për klubin. Milani merr një Emerson që është në formë të mire dhe shumë i përgatitur. Unë vij me shumë motivim”.

Ibrahmovic – “Zlatan bënte diferencën në nivel botëror, të gjithë e dinë këtë. Ishte një kënaqësi e madhe të dija se ishte dikush si Ibra që po më kërkonte. Dua ta shpërblej këtë përpjekje dhe dua ta bëj në fushë”, tha Emerson Royal.