Duket se inatet mes Roza Latit dhe Keisit nuk kanë kaluar. Gjatë një interviste në emisionin “Rudina”, moderatorja u bë pjesë e një loje ku personazhe të showbizz duhej ti krahasonte me një emoji.
Teksa në ekran iu shfaq një foto e çiftit, ajo zgjodhi emojin e zemrës për Stresin, ndërsa emojin e jashtëqitjes për Keisin.
Pas këtij veprimit të Roza Latit, reagoi ashpër reperi, i cili në një postim në Instagram i drejtohet duke i thënë: “Femra si ti nuk i vijnë as tek thembra e këmbës Keisit”.
Më pas e pyeti moderatoren sesi do ndihej nëse do i ofendonte mamanë, aktoren Rita Lati.
“Roza si do të ndiheshe nëse të ofendoj nënën ty? S’mundem të të ofendoj të dashurin, cilin i bie të ofendoj dy tre emra. Keisit nuk i vijnë as tek thembra vajza si ty”- shkroi ai.





