Pas pushimeve në jug të vendit, Roza Lati ka vendosur që këtë vit të bëjë një tur turistik duke i rënë botës rreth e rrotull. Ndalesa e radhës për moderatoren tonë është Tajlanda.
Ajo ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke përkëdhelur një majmun të vogël dhe shkruan : “Jam e dashuruar”.
Roza njihet si një dashamirëse dhe mbrojtëse e kafshëve dhe nuk ngurron në asnjë moment të tregojë dashurinë që ka për to. Në një foto tjetër Roza e veshur me bikini dhe me majmunin e vogël në krahët e saj shkruan : “Ajo quhet Ana dhe më ka bërë për vete.
Në fakt Ana është vërtet e lezetshme.