Në emisionin e natës së kaluar, moderatorja Roza Lati ishte ulur në kolltukun e të ftuarit në “Why Not” në TV Ora.
Ajo u intervistua nga moderatori Kelvi Kadilli, ku ka folur edhe për lidhjen me djalin nga Mirdita, për të cilin ka treguar se lidhja e tyre ka mbaruar për shkak të distancës dhe se nuk ka përfituar aspak ai dhe pse ishte milioner.
“Rastisi që jeta e secilit të marrë drejtime të ndryshme. Djalit i duhej të lëvizte jashtë shtetit. Ka një jetë tjetër për të bërë jashtë Shqipërie, lidhja në distancë ka peripecitë e veta. Edhe Adrola Dushi ka qenë e ulur këtu ku jam ulur unë tani dhe tha që lidhjet në distancë janë katastrofë, kështu që unë i bashkohem mendimit të saj.
Kjo është lidhja e vetme që unë e kam bërë publike sepse mua ende më dinin të lidhur me Stinen. Këtë person unë vërtet e kam dashur shumë. E bëra pakt me të, i thashë që do e bëj publike marrëdhënien tonë pasi unë të bëj këtë skandalin (puthjen me Feron në emision). Skandalet e mia mediatike nuk i bëj pa i llogaritur mirë gjërat. Kur putha artistin në studio i lashë një javë të ziheshin si tenxhere me presion të gjithë “ka a s’ka diçka”, e lashë që lajmi nga studio e RTV Ora të kapërcente male e oqeane dhe pasi e bëri 360 gradë globin ky lajm, unë bëra publike marrëdhënien time sentimentale që unë kisha një vit me të.
Me thënë të drejtën ish-i dashuri im milioner e vetmja dhuratë që mua më ka bërë janë një palë konversa sepse “hë se punon kjo, se ja mundëson vetë vetes që kështu s’ka nevojë”. Shiko unë mendoj se meshkujt shqiptarë ka ardhur një pikë që po e kuptojnë se si janë bërë femrat pas materializmit dhe janë shtrënguar goxha.
Unë i shoh meshkujt se kam shokë vetë, kam edhe mikeshat e mia që kanë të dashurit e tyre që ia kanë mbledhur shumë. Pra nëse një mashkull po të “blen” me dhurata është sepse ka një qëllim. Ndërkohë kur një mashkull femrën përballë e do vërtet ia mat pulsin nga ana materiale, e çon deri tek burimi dhe nuk i jep ujë, pra ka 1001 lojra, këtë lojë më ka bërë dhe mua ish-i dashuri im.”





