Roza dhe Meritoni kanë debatuar sërish pas spektaklit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Roza i ka thënë Meritonit që t’i tregojë çfarë marrëdhënie ka me ish-partneren. Ndërsa për djalin i kërkon që t’i vërtetojë që nuk kujtohet vetëm dy herë në vit.
Kjo e ka prekur Meritonin, i cili pasi i sqaron se për djalin kujdeset edhe financiarisht, i drejtohet Rozës duke i thënë se je “njeri negativ”.
Roza: Hajde na trego çik për familjen, hajde na trego për djalin tënd. Djali nuk jeton me familjen tënde. Hajde ma vërteto që nuk kujtohesh vetëm 2 herë në vit. Hajde më trego sa marrëdhënie të mirë ke me ish nusen tënde.
Meritoni: Po sa jeton ti për mua Roza? Sa interesohesh për familjen time?!
Meritoni: Po kujdesem unë për djalin tim dhe për pagesat dhe për çdo anëtar të familjes time. Pse të intereson ty për familjen time?
Roza: Sa të intereson ty për familjen time?
Meritoni: Pse nuk të vjen marre ty?!
Roza: Pse nuk të vjen marre ty, që më kap te krijesa që unë kam futur në dhe më 15 tetor? Kur ty të kruhet e pasmja jote aq thellë, aq thellë prite mbrapsht Mjekiqi.
Meritoni: Sytë i ke të djallit, se je negative.
Roza: Unë lutem dhe besoj në mirësi, por unë dreqit i dal para dhe nuk kam frikë.
Roza: Hajde ti pyesim të gjithë kush ka lënë përshtypje të mirë dhe kush negative.
Meritoni: Për mua je lodër zemër.
Roza: Pse i lëpin buzët zemër, u eksitove?
Meritoni: Normal që je, seks simbol i shtëpisë je. I qëndroj asaj që kam thënë, je super vajzë seksi, por ke filluar me…ik prej mendimeve të tua.