Ditën e sotme, Rozana ka pasur përplasje të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, fillimisht me Gjestin dhe më pas me Eglin.

Debati mes Rozanës dhe Eglit ka marrë intensitet, kur kjo e fundit e akuzoi këngëtaren se po shiste moral dhe se kishte një karrierë të dëmtuar nga prishja e imazhit. Gjithashtu, Egli ia përmendi moshën, duke i thënë se është afër 50 vjeç dhe se flet për posesivitetin e saj, duke e tallur.

Rozana iu përgjigj duke thënë: “Po jam aq dhe ishalla bëhem dyfishi dhe s’ka burrë që më shkel me këmbë”. Kjo replikë nxiti një tjetër kundërpërgjigje nga Egli: “E kemi parë”.

Një pjesë nga debati mes tyre:

Egli: “Shko e bli informacion te Kelly se si jam unë jashtë që të mi përdoresh këtu. Ke qejf të përdorim gjëra nga jashtë? Mos na bëj të flasim, mos na shit moral.”
Rozana: “Merruni me Rozin këtu brenda, jo me gjëra nga jashtë. këtu me mua, jo me gjëra jashtë se i kam lënë jashtë ato gjëra.”
Egli: “Edhe ti mos shko të pyesësh shokun tim se si jam unë jashtë.”
Rozana: “O dinjiteti, s’keni fuqi.”
Egli: “Po bën Big Brother të fëlliqur. Më mirë të mos dijë mbiemrin se të jem e fëlliqur si ti. Mos më shit moral mua me background-in tënd të fëlliqur.”