Artistja Rozana Radi, pavarësisht se prej kohësh nuk ka ardhur për publikun me një këngë të re, mugesa duket se ka qenë thjesht momentale.

Angazhimet në teatër dhe televizion, por edhe fokusimi në biznesin e saj personal duket se e kanë mbajtur disi larg.

Nuk ka sjellë një këngë të re prej kohësh, por ama nuk ka reshtur së shkruari tekste për artistët e tjerë.  

Për “DurrësLajm”, ajo thotë se muzika është një pasion që nuk do ta lërë asnjëherë.

“Nuk jam shkëputur asnjëherë nga muzika, por duke qenë se kam qenë shumë e angazhuar tek biznesi im, por edhe me tekstet për këngëtarët e tjerë. Besoj se shumë shpejt, sapo të lirohem. Kam shumë angazhime në teatër këto kohë, por muzika është një emocon që nuk mendoj se do ta lë ndonjëherë”.