Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka vite që ka humbur dy prindërit e saj dhe shpesh bën dedikime për ta.

Së fundmi, Rozana ka bërë një dedikim prekës për të atin duke u shprehur se ka humbur veten ditën që ai ndërroi jetë.

"Jam e mërzitur për babain i cili më thonte të kisha kujdes për veten. Ah sikur të kisha mundësi të lajmëroja se e humba veten ditën kur ai u largua", shkruan Rozana në Instagram.