Rozana Radi ka vendosur të rikthehet në muzikë. Këngëtarja e njohur e cila shquhet për baladat e këngët e ndjera të dashurisë apo që prekin tematika të tjera të jetës, këtë herë po punon për një këngë ritmike.

Artistja ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet në studio bashkë me kompozitorin Gramoz Kozeli, në të cilën ka shkruar: 

 “Pas 10 vitesh vi me një këngë ritmike”.

Ajo ka zbuluar edhe titullin, ose më saktë dy tituj që ka në mendje e për të cilat lë fansat të vendosin.

“Zgjidheni ju titullin e këngës time të re: Serenata nga Tirana apo Serenata Metropolitana.”,- shkruan Rozana.