Bukuria është një dhuratë që na bën nëna natyrë. E duket se kjo dhuratë nuk i ka munguar as këngëtares Rozana Radi. Një show-girl e vërtetë Radi ka postuar një foto ku duket që është pa grim. Edhe pse mban mbi supe 35 vite, këngëtarja tregon se ka një lëkurë që çdokush do ta kishte zili.

“Pa filtra fare, siç na ka bërë nëna”, këngëtarja tregon se duket shumë bukur edhe pa u grimuar.