Kantautorja dhe moderatorja Rozana Radi ka reaguar me tone të ashpra sa u takon personave që nuk respektojnë masat antiCovid, të cilët i quan injorantë.

Rozi shkruan në një postimi në InstaStory se miq të saj, janë infektuar me Covid-19 të cilët kanë pasur nevojë për shërbim mjekësor dhe se disa prej tyre janë keq.

“Për mua çdo individ, i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ia di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj.”