Tekstshkruesja e njohur Rozana Radi, nëpërmjet një statusi në Instagram, ka shprehur frikën e saj më të madhe.
Përpos teksteve të ndjera, ajo e shpreh shpesh çfarë ndjen e çfarë e mundon në postimet nëpër rrjetet sociale.
Këtë herë, Rozi tregon sa e vështirë ka qënë jeta për të, pas humbjes së prindërve në moshë delikate çka i ka krijuar asaj frikën e vdekjes.
STATUSI I PLOTË
“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre frika e vdekjes më ndjek ngado. Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë t’i shijoj disa “gazetarë”. Shkruaj dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj. Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare por ia kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ia zgjatur dorën askujt”, ka shkruar Rozana.
Rozana njihet si një ndër autoret e teksteve më të mira për këngët shqiptare, tekste të cilat kanë përlotur shumë herë publikun.