Qindra njerëz janë filmuar duke u mbajtur rradhë për të blerë maska për fytyrën, nën frikën e shpërthimit të koronavirusit, në një qytet të Koresë së Jugut.
Mediat e huaja shkruajnë se një numër i gjatë njerëzish “bllokuan” dyert e një supermarketi në qytetin Daegu të hënën, ndërsa u përpoqën të mbroheshin kundër përhapjes së sëmundjes.
Koreja e Jugut thuhet se ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara jashtë territorit të Kinës, pasi te infektuarit erdhën duke u shtuar në fundjavë, duke arritur në 830 deri të hënën në mëngjes. Në vendin aziatik, 8 vetë kanë vdekur, raportojnë mediat koreano-jugore.





