Ditët e fundit të vitit kanë sjellë fluks në Drejtorinë e Kontrollit Teknik në Durrës.

Ndërprerja e sistemit të internetit gjatë orëve të mëngjesit ka shkaktuar radhë dhe pakënaqësi tek shoferët që janë detyruar të presin në radhë. 

Ledio Dosti, kryetar i degës së Kontrollit tha se janë palët e treta, të cilat kanë shkaktuar vonesa.

Shoferëve u është bërë me dije që taksat mund t’i paguajnë nga e-Albania në bankë për të shmangur pritjen fizike në sportele. Sistemi online ka patur shkëputje paraditen e sotme dhe kjo ka shkaktuar probleme.

Për çdo fundvit krijohen radhë në këtë drejtori, pasi shoferët i lënë pagesat dhe kolaudimin në ditët e fundit.