3 pallate të tjera të dëmtuara nga tërmeti I 26 nëntorit 2019 u rrafshuan ditën e sotme në BishtKamëz, të njësisë administrative Katund i Ri.
Sipas bashkisë së Durrësit, pas prishjes së godinave dhe largimit të inerteve, pritet të nisë puna për ndërtimin e pallateve të reja për 60 familje.
“Punojmë çdo ditë për procesin e rindërtimit.
3 pallate të dëmtuara nga tërmeti po shemben nga IKMT dhe IMT e Durrësit në Bishtkamëz të njësisë administrative Katund i Ri.
ëto prishje i hapin rrugë ndërtimit të pallateve të reja me standarte të larta banimi për 60 familjet e këtyre tre godinave.
Menjëherë pas shembjeve vijon puna me shpejtësi për pastrimin e inerteve”,– njofton bashkia përmes një postimi në rrjete sociale.
Punojmë çdo ditë për procesin e rindërtimit. 3 pallate të dëmtuara nga tërmeti po shemben nga IKMT dhe IMT e…
Posted by Bashkia Durres on Saturday, August 29, 2020





