Vihen në pranga dy persona nga Durrësi dhe Fushë-Kruja, pasi akuzohen se kanë dhunuar bashkëshortet e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë, shtetasin J. Q., 32 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Të dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.