Një 19-vjeçare është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj në Mat.

Policia ka prangosur dy shtetasit në banesën e tyre: D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel të cilët i kanë shkaktuar dëme të mëdha në trup të resë.

Njoftimi i Policisë:
Mat

Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.