Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë dy persona pasi akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në pranga ranë shtetasit:

Sh. D., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

Sh. Y., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.