Policia ka arrestuar një 23-vjeçar dhe ka proceduar babain e tij, pasi kanë goditur me sende të forta dy vëllezër.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari me iniciale J. L., dhe është proceduar babai i tij me iniciale A. L., 49-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 23 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë babin e tij shtetasin A. L., 49 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit A. Xh dhe M. Xh. (vëllezër).

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.