Dy persona kanë rënë në pranga në Elbasan, pasi goditën dhe kanosën me mjet të mprehtë një person të tretë.
Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi te Parku Rinia kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë, thikë, shtetasin F. K., 23 vjeç, të cilit i kanë marrë me dhunë 5.000 lekë.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi G. Gj., 41 vjeç, i cili ishte bashkë me dy shtetasit e arrestuar.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.





