Arrestohen dy persona në Durrës, të cilët akuzohen se rrahën partneret e tyre.

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit:

Ll. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

A. T., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.