Dy raste dhune në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Durrës dhe protagonistë të tyre kanë qenë dy të rinj që janë arrestuar në flagrancë nga policia.
Efektivët kanë prangosur një 33-vjeçar dhe një 30-vjeçar, që akuzohen se kanë dhunuar nënën dhe bashkëshorten.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:
N. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;
R. H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij“,- bën të ditur policia e Durrësit në një njoftim për shtyp.





