10 qershor 2015 – Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj dy deputetëve socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët akuzoheshin për goditje për shkak të detyrës ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri, në korridoret e Parlamentit.
Më 20 maj, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi 1 vit burg për Arben Ndokën dhe 8 muaj burg për Pjerin Ndreun, por këtë dënim kërkuan ta konvertonin në punë në komunitet, 150 orë pune për Ndokën dhe 80 orë për Ndreun.
Por, sipas vendimit të Kolegjit Penal, çështja u pushua pasi padia nuk është bërë nga personi i dëmtuar, por nga grupi parlamentar.
Ndërsa, Pjerin Ndreu pas daljes nga gjykata, tha për mediat se çështja në fjalë nuk duhet të kishte nisur kurrë, dhe gjithashtu kërkoi falje për gjaknxehtësinë e treguar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





