Policia e Durrësit ka çuar për ndjekje penale dy banorë të qytetit bregdetar, të cilët 3 ditë më parë rrahën në plazh 29-vjeçarin I.Z.

Sipas policisë, dy shtetasit në kërkim A.Z e GJ.Z, vjeç 41 e 31, banues në Durrës, në datë 4 qershor, kanë kanosur dhe goditur me sende të forta, 29-vjeçarin I.Ç.

Dy shtetasit A.Z. dhe Gj.Z. akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në bashkëpunim.