Angli, 14 qershor 2014 – Dy shqiptarë, pasi kishin konsumuar shumë alkool, së bashku me disa miq të tyre, tentojnë të hyjnë pa rradhë në një bar në qendër të qytetit të Lejçesterit.
Portieri i klubit përpiqet t’u ndalojë hyrjen. Erjon Sejdo, 37 vjeç e qëllon portierin me pëllëmbë në fytyrë dhe e tërheq me forcë nga rrobat në trotuarin përballë hyrjes së klubit. Shoku i Erjonit, 33 vjeçari Xhonatan Lisi rrëmben një shufër metalike, që shërbente për të mbajtur litarët kufizues të hyrjes së klubit dhe me të e qëllon portierin në kokë.
Nga goditjet portieri pëson plagë të rënda, madje humb dëgjimin përgjithmonë nga njëri vesh. Kamerat e sigurisë së klubit filmojnë të gjithë skenën në mënyrë të detajuar.
Gjykata Mbretërore e Lejcesterit e dënoi Xhonatan Lisin me 9 vite burg, ndërsa Erjon Sejdo u dënua me një vit burg.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





